Rreth Meje
Unë jam Said Dulevic, i angazhuar në fushën e teknologjisë dhe marketingut digjital, me fokus në zgjidhje praktike që funksionojnë realisht. Prej vitesh punoj me biznese dhe individë për t’i ndihmuar të kuptojnë, përdorin dhe përfitojnë nga teknologjia në mënyrë të thjeshtë dhe efikase.
Përmes këtij blogu ndaj udhëzues praktikë, truke teknologjike dhe përvoja reale që lidhen me Android, iPhone, web, inteligjencë artificiale dhe marketing digjital. Qasja ime është gjithmonë e drejtpërdrejtë: pa teori të kota, pa komplikime të panevojshme – vetëm informacion i qartë dhe i përdorshëm.
Jam i përfshirë edhe në edukim dhe trajnime, si dhe kam qenë pjesë e daljeve në media ku kam trajtuar tema që lidhen me zhvillimin digjital, sigurinë online dhe përdorimin e mençur të teknologjisë në jetën e përditshme dhe në biznes.
Qëllimi im është i thjeshtë: ta bëj teknologjinë të kuptueshme, praktike dhe të aksesueshme për këdo.
Eksperienca & Arritje
Trajnime & Edukim
Që nga viti 2019 kam trajnuar mbi 3,000 studentë në fusha si teknologjia, marketingu digjital dhe përdorimi praktik i mjeteve online.
Zhvillim Websitesh
Kam krijuar mbi 300 website, përfshirë platforma biznesi, faqe institucionale dhe website bashkiake.
Institucione & Bashkëpunime
Kam realizuar trajnime dhe bashkëpunime me Ministrinë e Financave, Portin e Durrësit, stafe kompanish private dhe Bashkinë e Korçës.
Prezencë Mediatike
Mbi 100 dalje mediatike ku kam trajtuar tema rreth teknologjisë, sigurisë online, inovacionit dhe edukimit digjital.
Rrjete Sociale
Komunitet i ndërtuar me mbi 300,000 ndjekës në rrjetet sociale, me fokus në edukim, teknologji dhe përmbajtje praktike.
Jeta Personale
Përtej teknologjisë dhe punës, jam prind i dy vajzave, rol që më ka mësuar durimin, përgjegjësinë dhe balancën reale mes jetës dhe karrierës.
Punësimet & Pozicionet Profesionale
Drejtor & Themelues (CEO & Founder)
Impact Education · Durrës, Shqipëri · 04/2020 – Present
Drejtues i një qendre trajnimesh profesionale në IT, marketing digjital dhe financë. Përgjegjës për strategjinë, zhvillimin e programeve mësimore dhe trajnimin e studentëve dhe stafit institucional.
Lektor Programimi & Website
Smart Center · Durrës, Shqipëri · 06/2018 – 03/2020
Lektor në kurse programimi, web design dhe marketing. Trajnime në C, C++, Java, algoritme, graphic design, mobile & web development, HTML, CSS dhe JavaScript.
Zhvillues Website & Digital Marketing
Vivido Software Sh.p.k & Immense Group · Durrës, Shqipëri · 06/2016 – 10/2018
Angazhim në zhvillim aplikacionesh web me C#, ASP.NET MVC, LINQ, HTML dhe CSS, si dhe ofrim shërbimesh marketingu digjital (SEO, Ads, SERP) për klientë të ndryshëm.


