Pse celulari ngadalësohet?

SD
said Teknologji & A.I Creator

Në fillim celulari është i shpejtë, hapet menjëherë dhe nuk ngec. Me kalimin e kohës, fillon të bëhet i ngadalshëm, vonohet në hapjen e aplikacioneve dhe herë-herë “ngrin apo ngec”. Celulari ngadalësohet për arsye shumë të zakonshme – dhe zakonisht zgjidhen lehtë.


1. Shumë aplikacione të hapura

Problemi: Aplikacionet punojnë në prapavijë dhe harxhojnë memorie.
Zgjidhja: Mbylli aplikacionet që nuk i përdor dhe ri-starto celularin 1 herë në javë.


2. Memoria është plot

Problemi: Kur memoria mbushet, celulari nuk ka hapësirë për të punuar normalisht.
Zgjidhja:

  • Fshi foto/video të panevojshme

  • Çinstalo aplikacionet që nuk i përdor duke i bërë uninstall

  • Pastro “cache” të aplikacioneve


3. Aplikacionet janë të vjetra

Problemi: Versionet e vjetra kanë gabime dhe ngadalësojnë sistemin.
Zgjidhja: Përditëso aplikacionet nga Play Store ose App Store.


4. Sistemi nuk është përditësuar

Problemi: Sistemi i vjetër nuk është i optimizuar dhe ka probleme sigurie.
Zgjidhja: Kontrollo për update dhe instalo versionin më të fundit të sistemit.


5. Celulari ka shumë vite përdorim

Problemi: Pajisjet e vjetra nuk përballojnë aplikacionet moderne.
Zgjidhja:

  • Përdor versione “lite” të aplikacioneve psh: Instagram Lite, Tiktok Lite, Facebook Lite

  • Mos mbaj shumë aplikacione aktive njëkohësisht


Përfundim

Në shumicën e rasteve, celulari nuk është prishur – është thjesht i mbingarkuar. Me pak pastrim dhe rregull, ai mund të bëhet dukshëm më i shpejtë.