Pse celulari ngadalësohet?
Në fillim celulari është i shpejtë, hapet menjëherë dhe nuk ngec. Me kalimin e kohës, fillon të bëhet i ngadalshëm, vonohet në hapjen e aplikacioneve dhe herë-herë “ngrin apo ngec”. Celulari...
Në fillim celulari është i shpejtë, hapet menjëherë dhe nuk ngec. Me kalimin e kohës, fillon të bëhet i ngadalshëm, vonohet në hapjen e aplikacioneve dhe herë-herë “ngrin apo ngec”. Celulari ngadalësohet për arsye shumë të zakonshme – dhe zakonisht zgjidhen lehtë.
Tabela përmbajtjes
1. Shumë aplikacione të hapura
Problemi: Aplikacionet punojnë në prapavijë dhe harxhojnë memorie.
Zgjidhja: Mbylli aplikacionet që nuk i përdor dhe ri-starto celularin 1 herë në javë.
2. Memoria është plot
Problemi: Kur memoria mbushet, celulari nuk ka hapësirë për të punuar normalisht.
Zgjidhja:
-
Fshi foto/video të panevojshme
-
Çinstalo aplikacionet që nuk i përdor duke i bërë uninstall
-
Pastro “cache” të aplikacioneve
3. Aplikacionet janë të vjetra
Problemi: Versionet e vjetra kanë gabime dhe ngadalësojnë sistemin.
Zgjidhja: Përditëso aplikacionet nga Play Store ose App Store.
4. Sistemi nuk është përditësuar
Problemi: Sistemi i vjetër nuk është i optimizuar dhe ka probleme sigurie.
Zgjidhja: Kontrollo për update dhe instalo versionin më të fundit të sistemit.
5. Celulari ka shumë vite përdorim
Problemi: Pajisjet e vjetra nuk përballojnë aplikacionet moderne.
Zgjidhja:
-
Përdor versione “lite” të aplikacioneve psh: Instagram Lite, Tiktok Lite, Facebook Lite
-
Mos mbaj shumë aplikacione aktive njëkohësisht
Përfundim
Në shumicën e rasteve, celulari nuk është prishur – është thjesht i mbingarkuar. Me pak pastrim dhe rregull, ai mund të bëhet dukshëm më i shpejtë.



Ska komente! Lini një koment....